Arrestohet një prej vëllezërve të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit në Shkodër

Nga Exit News
Arrestohet një prej vëllezërve të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar mesditën e së martës një prej vëllezërve Smakaj, të dyshuar si autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja, një ditë më parë.

I arrestuari është Stjuart Smakaj, ndërsa vëllai tjetër Sebastian Smakaj është ende në kërkim.

Policia ka gjetur dhe armën e krimit, një automatik.

Sipas deklaratave të deritanishme të policisë, Gledis Kraja ka qenë shok me dy vëllezërit. Ai ka ndërhyrë për të qetësuar një sherr të vëllezërve me disa punonjës të një mobilerie. Sebastian Smakaj ka dashur të qëllojë me armë punëtorët, por padashje ka qëlluar në shpatull dhe Gledis Krajën, i cili më pas ka humbur jetën në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>