Ka disa ditë që në Tiranë qarkullojnë fjalë se Kryeministri Edi Rama do t’i shkarkojë në bllok të gjithë ambasadorët e Shqipërisë në vendet e huaj. Dhe pas fjalimit të Kryeministrit të mbajtur sot në mbledhjen e thirrur prej tij me ambasadorët shqiptarë në Ministrinë e Jashtme duket se preteksi që ka gjetur është dështimi i diplomacisë ekonomike. Ai u shpreh se:
Përgjegjësia në mungesën dramatike 27 vjecare të shërbimit të jashtëm në raport me ekonominë e vendit, janë shumë faktorë dhe aktorë.
Ekonomia e vendit është një fushë që ministria e jashtme s’mund ta konsiderojë jashtë sferës së përgjegjesive dhe detyrimeve të saj, unë vetë s’i laj duart para jush për këtë përgjegjësi, jam unë i pari që mbaj përgjegjësi për një dobësi kaq të rëndë të paadresuar fare gjatë mandatit të parë.
Puna e shefit të ardhshëm do marrë dhe do vlerësojë në rradhë të parë me si e sa do përmirësohet roli i shërbimit të jashtëm në ekonominë e vendit tonë dhe puna juaj në bazë të kontributeve reale që do jepni në këtë drejtim
Ky pretendim i Kryeminsitrit Rama është absurd sepse për terheqjen e investimeve të huaja në vend përgjegjës është vetë Kryeministri, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave.