Zyrtarët e shëndetit publik shprehen se koronavirusi nuk përhapet nga larja në det ose në pishinë, për qa kohë sa ruhet distancimin social.
Sipas Qendrës amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve nuk ka asnjë provë që Covid-19 mund të përhapet nga një person në tjetrin në pishinë, në det, ose në oqean. Gjithashtu, edhe dezinfektanti i përdorur për të pastruar pishinat mund të vrasë virusin.
Por turmat e njerëzve pa distancim social në pishinë ose në plazh mund të përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit. Ndaj institucionet duhet të vendosin rregulla të qarta për hapjen e pishinave dhe të plazheve, duke kufizuar kapacitetin dhe duke vendosur me detyrim përdorimin e maskave.
Autoritetet e shëndetësisë shprehen se njerëzit që do të shkojnë në pishina ose në det duhet të zbatojnë të njëjtat rregulla si në ambjentet e tjera publike: të qendrojnë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit, të mbajnë maska, të lajnë duart vazhdimisht dhe të qendrojnë në shtëpi nëse nuk ndihen mirë.
Artikull i botuar në Associated Press/Përshtatur nga Exit News