A është pandemia e COVID-19 drejt fundit të saj?

Nga Exit News
A është pandemia e COVID-19 drejt fundit të saj?

Shumë njerëz kanë frikë nga variantet e reja të COVID-19 apo nga një valë e tretë. Ndërkohë nivelet e infeksionit COVID-19 po bien në të gjithë botën.

A po humbet virusi apo më në fund masat shëndetësore po japin efekt?

Më shumë se një vit bashkëjetesë me koronavirusin, njerëzit kanë filluar të humbin durimin. Ata janë duke pritur nga qeveritë e tyre përgjigje, se kur do të lehtësohen masat dhe se kur mund t’i kthehen jetës normale, teksa presin të vaksinohen.

Pak kohë më parë OBSH foli në lidhje me një fund të afërt të pandemisë,

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën Hans Henri Kluge i tha radios daneze se pandemia do të “mbarojë për disa muaj”.

Më vonë Kluge e mohoi ta ketë thënë dicka të tillë.

“Unë kurrë nuk e kam thënë atë”, i tha ai transmetuesit ZDF të Gjermanisë

“Unë do të thoja – si hipotezë pune – pandemia do të qëndrojë pas nesh deri në fillim të vitit 2022,” tha drejtori i OBSH-së. Koronavirusi do të ekzistojë akoma, por masa nuk do të nevojiten më, tha Kluge për ZDF.

OBSH: Kthim i pjesshëm

Në fund të shkurtit, numri i infeksioneve të konfirmuara nga SARS CoV-2 ishte rreth 114 milion. Rreth 2.5 milion njerëz të infektuar kanë vdekur dhe më shumë se 64.4 milion janë shëruar.

Në terma absolutë, numrat janë të frikshëm por çuditërisht, ka shenja të rënies së pandemisë globalisht.

OBSH raporton se infeksionet globale kanë rënë ndjeshëm për gati dy muaj, shumë më shpejt dhe më intensivisht sesa parashikohej.

Mesi i janarit shënoi 700,000 infeksione të reja çdo ditë, sot kjo shifër ka rënë në pak më shumë se gjysma e këtij numri. Vdekjet nga COVID-19 pothuajse janë përgjysmuar në muajin e kaluar.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i quajti numrat në rënie një “shenjë shprese”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>