26 persona janë kontrolluar deri më tani në Shqipëri për koronavirus, që kur virusi shpëtheu në Itali.
Asnjë prej tyre nuk ka koronavirus. Përsonat e kontrolluara vinin nga vendet e prekura.
Këtë lajm e dha ministria e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu, mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhënave të ministrisë, Shqipëria deri më tani është i vetmi vend i paprekur nga virusi, pavarësisht se persona të infektuar ka pasur në vendet fqinje si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Greqi, Itali.
Virusi është përhapur në të gjithë botën që prej zbulimit të tij në dhjetor 2019.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rritur klasifikimin e rrezikshmërisë së përhapjes në nivel më të lartë.