A po i fryn Kryeministri Rama shifrat e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri?

A po i fryn Kryeministri Rama shifrat e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të tregojë se Shqipëria ka një problem të madh me emigrantët e paligjshëm, kryesisht sirianë, për këtë arsye ai po përpiqet të fryjë shifrat e emigrantëve që kanë ardhur në Shqipëri.

Kështu, Kryeministri Rama pa iu referuar asnjë burimi, qoftë edhe të institucioneve të qeverisë së tij, pohon një shifër dy herë më e lartë se ajo që raporton IOM, ndërsa Shqipëria është aktualisht vendi me numrin më të ulët të emigrantëve të regjistruar në rajon.

Nga takimi me Kancelarin austriak Kurtz, Rama u shpreh se në periudhën janar-maj 2018 në Shqipëri janë regjistruar 2 311 emigrantë të paligjshëm:

Për të krijuar një ide të qartë se çfarë na shqetëson dhe për çfarë arsye i jemi drejtuar prej disa javësh miqvë tanë këtu në Austri, për të ndërtuar një bashkëpunim tani, pa pritur që gjërat të shkojnë pastaj në rrugën e vitit 2015, është që, nëse në janar – maj të vitit të kaluar, kemi pasur 162 emigrantë të parregullt, në janar – maj deri tani që flasim, numri i tyrë është 2311.”

Por, sipas rapotit të IOM, nga janari në maj 2018, janë regjistruar 1 180 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri. Në raport shkruhet se:

6 700 emigrantë të paligjshëm të rinj që kanë hyrë në BE, nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës—rruga e re e përdorur nga emigrantët e paligjshëm.

Prej tyre, më shumë së dy të tretat e tyre, rreth 4227 persona, janë regjistruar në Bosnje-Hercegovinë, 1 362 emigrantë në Malin e Zi dhe 1 180 emigrantë në Shqipëri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>