AAK e NISMA ankimojnë vendimin e KQZ për moscertifikimin e listave

Nga Exit News
AAK e NISMA ankimojnë vendimin e KQZ për moscertifikimin e listave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate janë ankuar të shtunën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Zyrtarë të PZAP kanë deklaruar për Radio Evropa e Lirë se janë dorëzuar gjithësej tetë apele.

AAK dhe NISMA, kanë bërë ankesë për moscertifikim të subjektit dhe kandidatëve për deputetë nga subjektet politike përkatëse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ankesa kanë bërë dhe disa subjekte nga radhët e minoriteteve në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvëndësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme