AAK-ja e Haradinaj kufizon fushatën elektorale

Nga Exit News
AAK-ja e Haradinaj kufizon fushatën elektorale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi të mërkurën se partia e tij do të kufizojë fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale në vetëm pesë ditë.

Në një postim në rrjetin Facebook, ai shtoi se në parti kishin rënë dakord që fushata të zhvillohej “në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit”.

Haradinaj paralajmëroi mbështetësit se AAK-ja do të gjente mënyra alternative për të komunikuar e shpalosur “programin dhe objektivat tona”.

Partitë opozitare kanë kërkuar shkurtimin e fushatës për zgjedhjet për shkak të situatës me pandeminë, por nuk kanë arritur të dalin me një vendim.

Zgjedhjet vendore në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor, por për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike muajin e fundit në vend, partitë opozitare kërkuan kufizim të fushatës.

Javën e shkuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rekomandoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit nga frika e rritjes së infektimeve për shkak të fushatave.

Haradinaj akuzon qeverinw e Kurtit për infektimet dhe ka deklaruar se ajo gjendet e papërgatitur për ta përballuar si nga ana shwndetëore dhe nga ana e rimëkëmbjes ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>