Aeroporti i Rinasit mund të rinisë fluturimet në qershor

Nga Exit News
Aeroporti i Rinasit mund të rinisë fluturimet në qershor

Aeroporti i Rinasit mund të rinisë fluturimet në qershor.

Këtë deklaratë e bëri Drejtori Ekzekutiv i Aeroportit të Rinasit Costandin Von Alvensleben, në një intervistë për Abc News:

“Mezi pres që të hapet Aeroporti i Rinasit. Ka një përpjekje në fushën e turizmit, për të organizuar turistët që vijnë nga vendet e tjera dhe shpresojmë që fluturimet e rregullta të nisin sidomos në BE.

Në qershor shpresoj se mund të kemi një rifillim, nuk mund të konfirmoj asnjë datë por ka një përpjekje nga të gjithë fluturimet.”

Ai theksoi se një vendim i tillë nuk varet vetëm nga Shqipëria, por dhe nga vendimet që do të marrin vendet e tjera për të hapur ose jo kufijtë dhe aeroportet e tyre.

Drejtori i TIA-s tha se aeroporti po punon për hartimin e rregulloreve të reja për masat e distancimit fizik dhe higjienës që duhet të zbatojnë pasagjerët dhe kompanitë e fluturimit, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Shqipëria ndaloi të gjitha fluturimet nga aeroporti i Rinasit më 28 mars, ndërsa një pjesë e madhe e fluturimeve nga vende si Italia u ndaluan që më 10 mars.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>