
Grupi i parë i afganëve do të strehohet në Berat, sipas burimeve për Euronews Albania.
Ndërkohë në këtë qytet janë duke u përgatitur strukturat akomoduese për të pritur shtetasit afganë.
Autoritetet shqiptare ende nuk konfirmojnë një orar se kur do të ulet në Rinas avioni i parë me shtetasit afganë.
Pranë aeroportit janë ngritur disa çadra të ushtrisë, të cilat do të shpërbejnë për të bërë kontrollet e shtetasve afganë, kontrolle fizike dhe shëndetësore.
Ditën e djeshme nga aeroporti i Kabulit kanë fluturuar 7 nga 10 avionët e planifikuar për shkak të situatës së tensionuar.
Ky aeroport është marrë nën kontroll nga amerikanët, ndërkohë që talebanët ndodhen jashtë rrethimit.