Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën e Pfizerit për vendet e BE-së

Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën e Pfizerit për vendet e BE-së

Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës anti Covid të kompanive Pfizer e BioNTech Covid-19, duke hapur rrugën për fazën e parë të programit të vaksinimit masiv në BE që pritet të fillojë këtë javë.

Në një takim me dyer të mbyllura në Amsterdam të hënën, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i dha vaksinës së Pfizerit e BioNTechut një autorizim të kushtëzuar të marketingut.

Para se 27 vendet e BE-së të fillojnë shpërndarjen e vaksinës, Komisioni Evropian duhet të japë miratimin e tij përfundimtar. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se ky miratim pritet të ndodhë të hënën.

“Është një moment vendimtar në përpjekjet tona për t’i shpërndarë vaksina të sigurta dhe efektive evropianëve,” shkroi von der Leyen në Twitter.

“Tani do të veprojmë shpejt. Pres miratimin deri sonte në mbrëmje,” tha ajo.

Drejtuesja e komunikimeve publike të EMA-s Marie-Agnes Heine e quajti autorizimin një “moment historik në luftën kundër pandemisë” gjatë një konferencë virtuale për shtyp me gazetarët.

Më herët, për të njëjtën vaksinë kanë dhënë autorizimet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. Mijëra qytetarë kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>