![Agjencitë turistike në protestë: Po falimentojmë, jemi pa asnjë mbështetje Agjencitë turistike në protestë: Po falimentojmë, jemi pa asnjë mbështetje](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/1591871139_41.jpeg)
Një grup përfaqësuesish të agjencive turistike protestuan sot para Ministrisë së Turizmit, për të kërkuar lehtësira fiskale dhe ndihma nga qeveria për të përballuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19.
Ata kërkojnë përjashtimin nga taksat për një periudhë të përkohshme dhe marrjen nga shteti të një page minimale për punonjësit e tyre.
Përfaqësuesit shprehen se që prej marsit nuk kanë punuar asnjë ditë dhe se rrezikojnë falimentimin në rast se vazhdojnë të paguajnë gjithë detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e stafit.
Ata thanë se situata nuk duke optimiste as për muajt në vazhdim pasi turizmi do të preket rëndë nga pandemia e Covid-19.
Exit News ka shkruar dhe më parë se qeveria Rama nuk ka një plan të qartë për të nxjerrë sektorin e turizmit nga kriza. Turizmi është sektori që parashikohet të goditet më rëndë nga pandemia.