Rama për turizmin: E kemi ndihmuar sektorin aq sa është e arsyeshme

Nga Exit News
Rama për turizmin: E kemi ndihmuar sektorin aq sa është e arsyeshme

Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria ka bërë shumë për të ndihmuar sektorin e turizmit nga goditja e pandemisë dhe se tashmë s’ka ç’të bëjë tjetër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ndihmën që qeveria do t’i japë indrustrisë së turizmit, Rama tha se tashmë qeveria ka bërë çdo gjë që mund të bënte:

“Unë besoj se i kemi dhënë turizmit gjithcka që është e arsyeshme në këtë situatë, i kemi shtyrë të gjitha detyrimet për këtë vit. Çfarë lehtësimesh fiskale kur nuk ka asnjë detyrim, biznesit të vogël i janë falur të gjitha taksat, përfshirë heqjen e kamatëvonesave, janë shuma të mëdha.”

Rama shtoi se qeveria po shikon mundësinë për hapjen e sezonit turistik me masa dhe rregulla strikte:

“Jemi duke parë edhe të tjerët dhe do të shkojmë përpara për të hapur sezonin, por me shumë kujdes.

Goditja që ka marrë turizmi është reale, por mundësitë për t’u mbrojtur, janë të përballueshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>