Agjensia e Barnave i përgjigjet Bashës: Qeveria ka siguruar 368 mijë doza vaksinash

Nga Exit News
Agjensia e Barnave i përgjigjet Bashës: Qeveria ka siguruar 368 mijë doza vaksinash

Agjensia Kombetare e Barnave (AKB) e konsideroi të pavertëtë deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha se janë sjellë 9500 vaksina anti grip.

Në një reagim zyrtar, AKB u shpreh se deri më tani janë importuar rreth 34.500 vaksina, duke theksuar se qeveria ka marrë 368 mijë doza vaksinash.

Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e permendur sot eshte importuar nga vetem njeri prej tyre.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej  368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjeter importohet sipas kalendarit te paracaktuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>