Agron Duka, sistemi i propozuar nga Rama dëmton partitë e vogla

Nga Exit News
Agron Duka, sistemi i propozuar nga Rama dëmton partitë e vogla

Agron Duka kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste e akuzoi Ramën se ky sistem i listave të mbyllura të propozuar nga PS dëmton partitë e vogla.

“Këtë sistem Rama e ka bërë që unë të dal më vete. Le ta provojë Basha të mos më fus, nëse unë do vendos të shkoj me Bashën. Po pres Kodin Zgjedhor për të vendosur nëse do futem me listën e PD ose jo. Basha do më fus në listë se s’ka nga të shkojë se kam vota”, tha Duka në një intervistë për Report Tv, të mërkurën.

Duka theksoi se për partitë e vogla me “koalicionet klasike, kanë mundësinë e garimit se 140 vetë ka”.

Ai kritikoi edhe këshillin politik duke e quajtur një komedi, me qëllim” polarizimin e pushtetit”:

“Rama ia futi shkelim asaj marrëveshjeje, nuk duan të dinë asnjëri. Nuk do i shohim hajrin këtyre zgjedhjeve se do pjellim qeveri të shtrëmbuara. Te “Rilindja” nuk besoj, por jam i majtë. Do ishte mirë të ishim dhe ne në Këshillin Politik, të gjithë këto vendime që po merren po shkojnë në dëm të partive të vogla. Në fund të fundit po shkojnë drejt polarizimit të pushtetit. Djegia e mandateve na la në dorë të Ramës”

Ai tha se më mirë ishte me lista të mbyllura se të paktën “e dinim jo kështu”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>