
Ish deputeti Agron Shehaj e konsideroi planin për Unazën e Re si një histori të pastër korrupsionu dhe pandëshkushmërie.
Në një postim në Facebook, Shehaj shprehet se kjo aferë përmban Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.
“Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.
Afera e “Unazës së Re” është një histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie. Rama, Gjiknuri dhe Qëndro nuk u hetuan apo gjykuan kurrë nga drejtësia dhe vazhdojnë të abuzojnë me paratë e shtetit shqiptar.”
Shehaj theksoi se nëse përgjegjësit nuk dënohen Shqipëria nuk do të bëhet një vend i zhvilluar.