Agron Shehaj do të kandidojë për kreun e PD-së. Lajmin e bëri të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se PD ka nevojë për një vision dhe drejtim të ri.
“Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.”, shkruan ai.
Ai shprehet se do të ndërtojë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.