Agron Shehaj: Lufta kundër korrupsionit, zgjidhja e të gjitha problemeve

Nga Exit News
Agron Shehaj: Lufta kundër korrupsionit, zgjidhja e të gjitha problemeve

Drejtuesi politik i fushatës së PD, Agron Shehaj, deklaroi të shtunën në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 se korrupsioni është strumbullari i të gjitha problemeve në vend.

Lufta kundër korrupsionit është një betejë që fatkeqësisht e kemi humbur në këto 30 vjet, por që mbetet e vetmja  betejë e rëndësishme që i jep zgjidhje problemit të Shqipërisë,” u shpreh Shehaj.

Ai shtoi se PD do të ndryshojë modelin e qeverisjes, duke shkuar përtej klientelizmit, korrupsionit e lidhjeve politike.

Shehaj tha modeli i vjetër duhej larguar dhe duhej votuar për një qeveri që i shërben qytetarëve, jo një pakice.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>