Agron Shehaj: Mbyllja e hetimeve për DH Albanian tregon kapjen e prokurorisë nga Rama

Nga Exit News
Agron Shehaj: Mbyllja e hetimeve për DH Albanian tregon kapjen e prokurorisë nga Rama

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj denoncoi sot mbylljen e hetimeve nga prokuroria për skandalin e tenderave të Unazës së Madhe dhe kompanisë fantazëm DH Albania.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD, Zoti Shehaj deklaroi se mbyllja e hetimeve për skandalin e DH Albanias, me vetëm një 26-vjeçar të akuzuar është një ndër përfundimet më qesharake të Prokurorisë dhe tregon kapjen e saj nga qeveria Rama:

“Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për aferën DH Albania, të vjedhjes dhe pastrimit të 28 milionë eurove, me anë të një kompanie fantazmë.

Prokuroria ka nxjerrë përfundimin se gjithçka ka qenë vepër e një 26 vjeçari, që ka vepruar i vetëm, pa asnjë bashkëpunëtor.

Prokuroria pretendon se 26 vjeçari ka mashtruar;  Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe OST-ne, duke fituar dy tendera prej 28 milionë euro.

Sipas prokurorisë, ky 26 vjeçar ka negociuar për javë të tëra dy kontrata të sofistikuara teknike, me dhjetëra specialistë, drejtues dhe funksionarë të shtetit, dhe ata nuk kanë kuptuar asgjë.”

Duke theksuar se prokuroria nuk ka dërguar asnjë zyrtar shtetëor në gjykatë për këtë aferë, zoti Shehaj tha se kjo tregon ndërhyrjen e qartë të Kryeministrit Rama në hetime:

“Mbyllja e aferës DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon qartazi që Edi Rama ka urdhëruar prokurorinë për mbylljen e dosjes.

Edi Rama dhe Damian Gjiknuri dhe jo 26 vjeccari, janë krerët drejtuesit, dhe përfituesit e kësaj afere korruptive.

 DH Albania ishte mekanizmi i Ramës dhe Gjiknurit për të vjedhur dhe për t’i pastruar ne SHBA dhjetëra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.”

Ky është rasti i radhës, që sipas ish-deputetit Shehaj vërteton se Edi Rama ka kapur drejtësinë dhe qeveris përmmes aferave korruptive:

“Varrosja e çështjes nga prokuroria dëshmon se Edi Rama e ka kapur drejtësinë, e cila sot është garancia kryesore e korrupsionit dhe krimit shtetëror.

 Afera DH Albania tregon që këtu sundon korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, që këtu nuk ka vend për njerëzit punëtorë dhe të ndershëm.”

Ai theksoi se “pa ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri dhe pa larguar politikanët oligarkikë që ka kriminalizuar ekonominë, nuk do ketë investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.”

“Lufta kundër korrupsionit dhe kësaj aleance kriminale është prioriteti politik më i madh i Partisë Demokratike. Kjo luftë duhet të fillojë me dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar”, mbylli deklaratën e tij Zoti Shehaj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>