Agron Shehaj merr lajmin e mirë nga ish zv. Presidenti i Pfizer: Në verë lehtësohen masat, do rritet numri i vaksinave

Nga Exit News
Agron Shehaj merr lajmin e mirë nga ish zv. Presidenti i Pfizer: Në verë lehtësohen masat, do rritet numri i vaksinave

Kandidati i PD për Tiranën, Agron Shehaj ishte i ftuar në një konferencë të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan mbi daljen sa më parë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Gjatë takimit Z. Shehaj pati mundësi të komunikojë me z. Mohand Sidi Said, ish zv. Presidenti i Pfizer, mbi kapacitetet prodhuese të vaksinave.

Shehaj theksoi se 3 muaj pas nisjes së fushatës në Shqipëri, janë realizuar vetëm 50 mijë vaksinime. Ky numër është i pamjaftueshëm edhe për grupet më të rrezikuara nga Covid-19. Ritmi aktual i vaksinimit rrezikon të mbajë Shqipërinë të izoluar për vite me radhë.

Ish zv. Presidenti i  Pfizer siguroi se në muajt e ardhshëm do të rritet ndjeshëm numri i vaksinave të prodhuara, edhe falë investimit madhor që po bëjnë vendet kryesore të botës. Si rrjedhojë, në muajt e verës pritet që të lehtësohen ndjeshëm masat kundër pandemisë. 

Ai ishte optimist se vera e 2021 do të shënojë fundin e masave më të rënda për të luftuar pandeminë dhe se bota do i rikthehet shpejt jetës së zakonshme. Pavarësisht vonesës së qeverisë tonë për të kontraktuar sasitë e mjaftueshëm të vaksinave, rritja e kapaciteteve prodhuese do të ndihet edhe në Shqipëri.

Said dhe pjesëmarrësit e tjerë theksuan se pandemia duhet të përbëjë edhe një mësim për investime në kapacitetet lokale për prodhimin e farmaceutikëve, edhe në vende si Shqipëria. Në kohë krizash, si kjo e COVID-19, produkte jetike nuk mund të jenë monopole i një vendi ose një kompanie të vetme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>