Agron Shehaj: Porti i Vlorës, abuzim i dyfishtë

Nga Exit News
Agron Shehaj: Porti i Vlorës, abuzim i dyfishtë

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj deklaroi të shtunën se projekti për ndërtimin e portit të ri të Vlorës ishte një aferë e re korruptive e qeverisë Rama.

“Afera e radhës është në Vlorë, përmes një skeme absurde, pa llogjikë ekonomike dhe qartazi korruptive,” shkruan Shehaj në një postim në rrjetin Facebook.

Nga njëra anë, sipas Shehaj, qeveria do të prish portin e vjetër, duke i falur 50 mijë metra kator tokë biznesmenëve pranë saj për të ndërtuar dhe nga ana tjetër, do të jap lekë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e portit të ri.

“Pra, privatët do të ndërtojnë kulla dhe portin turistik mbi tokë të falur publike në një nga vendet më të mira të Vlorës dhe do fitojnë para. Ndërsa, qytetarët shqiptarë do të paguajnë perreth 60 milionë euro për ndërtimin me koncesion të portit të ri të mallrave në zonën e Triportit,” vijon Shehaj.

Ai shtoi se rikualifikimi i portit ishte i nevojshëm, por jo duke tjetërsuar pronën publike e në mënyrë korruptive.

Qeveria hapi në mes të muajit gusht garën për dhënien me koncesion të ndërtimit të portit të ri të mallrave në zonën e Triportit në Vlorë, e cila u mbyll më 17 shtator.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>