AKEP: 3,5 milionë përdorues të celularëve në Shqipëri kanë 5,5 milionë numra

AKEP: 3,5 milionë përdorues të celularëve në Shqipëri kanë 5,5 milionë numra

Në Shqipëri ka pasur rreth 3.5 milionë përdorues aktiv të telefonisë celulare në vitin 2017

Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP), këto përdorues kanë në total 5,55 milionë karta SIM, pra pothuaj të gjithë përdoruesit kanë nga 2 karta SIM.

Krahasuar me vitin 2016, numri i kartave SIM në treg u rrit me 3,8 për qind.

Nga katër kompanitë e telefonisë celulare në vitin 2017, Vodafone Albania renditet në vend të parë me 1,72 milionë përdorues aktiv, Telekom Albania në vend të dytë me 1,23 milionë përdorues, Albtelecom dhe Eagle me rreth 459 mijë përdorues dhe Plus Communication me rreth 206 mijë përdorues.

Në fund të nëntorit 2017, kompania Plus Communication shpalli falimentin për shkak të vështirësive ekonomike, duke lënë në treg vetëm 3 operatorë.

Ndërkohë në segmentin e telefonisë fikse, numri i përdoruesve aktivë në vitin 2017 ishte 247 mijë, me një rënie prej 0.7 për qind nga viti 2016. Në këtë fushë Albtelekom renditet në vend të parë me rreth 171 mijë përdorues, i ndjekur nga ASC me 43 mijë dhe Abcom me 15 mijë përdorues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>