![ccfbfdcce L Aksident me një viktimë dhe katër të plagosur në autostradën Levan-Vlorë](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/02/0725c5cfb4656f2737d4704750835cce_L.jpg)
Katër persona janë plagosur dhe një ka humbur jetën në një aksident automobilistik.
Dy automjete janë përplasur në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.
Për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar dhe janë plagosur 4 të tjerë, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30, ndërsa shoferi i njerit prej mjeteve është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.