Një 25-vjeçare është aksidentuar e për pasojë ka humbur jetën, mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë – Fier.
Policia njofton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të makinës nga ana e 25-vjeçares.
Ajo ka humbur jetën në vend ndërsa një 22-vjeçare që udhëtonte me të është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.