Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën që lidh fshatin Gostimë me fshatin Mollas në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:45. Sipas policisë shoferi ka humbur kontrollin e automjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.
Një aksident i ngjashëm ka ndodhur në rrugën Levan – Tepelenë por fatmirësisht pa viktima.
Automjeti ku udhëtonte një familje me 4 persona ka dalë nga rruga e për pasojë është plagosur kryefamiljari.
Ndërkohë në Tiranë janë arrestuar gjatë mbrëmjes 3 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur.