Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës, pas një aksidenti në Hamallaj të Durrësit.
Viktima, me inicialet E. H., ishte pasagjere në njërin prej mjeteve të përplasura.
Drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. H., 67 vjeç dhe B. D., janë shoqëruar nga policia për verifikime të mëtejshme.
Ndërkohë, një tjetër aksident u shënua në autostradën Lushnje-Fier, për shkak të pranisë së një kafshe në mes të korsisë.
Sipas raportimit të gazetarit Julian Kasapi, një drejtues ka frenuar në korsinë e shpejtësisë për të shmangur përplasjen me një kec.
Si pasojë, pas tij u përplas një makinë, me të cilën udhëtonte një familje me 5 persona.
Fatmirësisht, personat e përfshirë në aksident janë jashtë rrezikut për jetën, paçka se janë shkatërruar plotësisht automjetet.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.