
2 persona u plagosën në një aksident automobilistik në autrostradën Milot-Thumanë, të premten në mëngjes. Policia njoftoi se një drejtues motori në përpjekje për të devijuar rrugën, humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.