Një makinë me pesë emigrantë të paligjshëm u aksidentua teksa përpiqej t’i shpëtonte policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Tiranën me Fushë-Krujën.
Policia ka arrestuar shoferin e makinës ndërsa ka dërguar për mjekim emigrantët e lënduar.
Po ashtu një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është bashkëpunëtor me shoferin.
Hetimet për rastin po kryhen nga prokuroria e Tiranës.