Aksidentohet një minator në Bulqizë, i gjashti për 2021

Nga Exit News
Aksidentohet një minator në Bulqizë, i gjashti për 2021

Një minator u aksidentua gjatë punës në minierë të mërkurën.

Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e kromit të kompanisë Albchrome në Bulqizë.

Bora Mikli zëdhënëse e Policisë Dibër, konfirmoi për Birn se “ngjarja ka ndodhur në nivelin e 18-të, në turnin e parë”.

Gjatë tre muajve të parë të 2021 janë aksidentuar gjashtë minator në galeritë e Albchrome.

Minatori është jashtë rrezikut për jetën, sipas medias lokale “Bulqiza ime”.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës tha se minatori që u aksidentua është Ylli Gjura, i cili  punonte në minierën e Bulqizës prej 30 vjetësh.

Sindikata kërkoi  “hetim serioz të aksidentit dhe kushteve të sigurisë teknike”.

Ky aksident i ndodhur në minierën e Albchrome, nuk është rast i rrallë, as i veçuar, tha Sindikata.

“Pavarësisht propagandës për “investime të jashtëzakonshme”, Albchrome është shndërruar nga minierë kromi në minierë aksidentesh”, thuhet në njoftim.

Kompania Albchrome ka shkruar për aksidentin: “Ka pësuar vetëm një frakturë të gishtit tregues të njërës dorë dhe pritet të rikthehet në punë shumë shpejt”.

Më 24 shkurt minatori Fiqiri Karaj humbi jetën në minierat e Zonës D në Bulqizë.

Me gjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.

Në shumicën e rasteve fajtor është bërë minatori duke thënë se “nuk është treguar i kujdesshëm”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>