Gjykata e Vlorës ka urdhëruar masën arrest me burg për Igli Madanin, shoferin 22 vjecar, që aksidentoi për vdekje 4 anëtarët e familjes Gushi në Vlorë, të premten. Vendimi u dha të dielën, 27 qershor.
Madani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të marra nga aksidenti.
Aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë të mjetit të drejtuar nga Madani.