Aktivitete ndërgjegjësuese në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

Nga Exit News
Aktivitete ndërgjegjësuese në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

Në Tiranë u mbajtën aktivitete ndërgjegjësuese të mërkurën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit.

Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri organizoi dhe mbështeti aktivitete të ndryshme në përkujtim të datës së nënshkrimit të Protokollit të Montrealit “Mbi substancat Ozonholluese”.

Një bashkëbisedim me nxënës të shkollave 9-vjeçare u zhvillua në mjediset e Europe House në Tiranë, ku ekspertë të fushës ndanë me ta informacione të dobishme mbi mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe efektet e ngrohjes globale.

Njohuritë që marrin nxënësit mbi këto problematika që sot trajtohen në nivel global, ndihmojnë në edukimin e tyre si kontributorët e ardhshëm në shoqëri. Për një rol më proaktiv në diskutimet publike dhe vendimarrjet në dobi të komunitetit.

Në kuadër të kësaj dite ABC Tirana Club organizoi dhe një ekspozitë pikture, që është edicioni i dytë i projektit “Qyteti im Evropian”.

‘Qyteti im evropian” është një format projekti artistik, që prezanton kryesisht krijime në pikturë, në qytete të ndryshme të vendit, si një kontribut i lirë i nxënësve, shprehje përmes gjuhës së krijimit mbi konceptin dhe ëndrrën e tyre mbi qytetin ku ata banojnë.

Ai synon të nxisë talentin dhe shprehitë artistike mes fëmijëve, mbi atë se si ata e mendojnë qytetin me mjedise të jetueshme, me mjedise të gjelbërta, me hapësira të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre.

LEXO  Danimarka pezullon përfundimisht vaksinimin me AstraZeneca

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme