Qeveria Rama premtoi përmes postimeve, aktiviteteve dhe videomesazheve propagandistike më shumë punë kundër dhunës ndaj fëmijëve, me rastin e 1 qershorit. Në një sërë
Kryeministri Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu premtuan më shumë mbrojtje për fëmijët, kundër dhunës e abuzimit, dhe më shumë punë për arsimimin e tyre.
Rama shkroi në facebook, “Gëzuar ditën e fëmijëve! Shqipëria e Ardhmja Jonë”, duke e shoqëruar postimin edhe me një foto balonash.
Në një videomesazh me fëmijë të moshave të ndryshme, Kushi premtoi më shumë punë për arsimin dhe mbrojtjen e tyre.
“Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të lumtur, që t’i edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistët e aftë dhe qytetarët e denjë të së nesërmes”.
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu vizitoi qendrën e re për mësimin e teknologjisë, ‘Tumo’, nga Fondacioni Amerikan të Zhvillimit, ADF.