Aktori i famshëm Guljelm Radoja ka ndërruar jetë në moshën 75-vjecare nga koronavirusi. Radoja ishte sëmurë prej 1 muaji në spitalin e Durrësit. Ai u transferua në spitalin Covid-2, ku u intubua.
Guljelm Radoja lindi në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.
Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.
Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.