AKU asgjëson 36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’

Nga Exit News
AKU asgjëson 36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar asgjësimin e 36 tonë akullore ‘Bounty’, ‘Snickers’, dhe ‘Twix’, për përmbajtje të përbërësve kancerogjen.

“Bëhet fjalë për një substancë të paautorizuar që është oksid etileni, i cili është në brendi të stabilizuesit ligomë që përdoret për prodhimin e akullores”, shprehet Pamela Radovani, përgjegjëse e informimit AKU, për Euronews Albania.

Bashkimi Evropian në fund të korrikut njoftoi asgjësimin nga tregu të akulloreve të kompanisë Nestle dhe Mars, për shkak të oksidit të etilenit.

Agjencia Spanjolle për Sigurinë dhe Ushqimin e Ushqimit (AESAN) paralajmëroi më 24 qershor mbi tregtimin në vende të ndryshme evropiane, përfshirë Spanjën, të pranisë së mbetjeve të oksidit të etilenit mbi kufiri maksimal ligjor, në disa marka akulloresh,

Përdorimi i oksidit të etilenit në ushqim është i ndaluar në BE sepse është një substancë e klasifikuar si “mutagjene, kancerogjene dhe toksike për riprodhim”, sipas Agjensisë së Ushqimit të BE-së.

Kompania ‘Mars Finlanda’ tërheqi disa ngarkesa akulloresh Snickers, Twix dhe Bounty nga supermarketet në Finlandë, për shkak të pranisë së oksidit të etilenit.

Prodhuesi finlandez i akullores SIA Jäätelö dhe kompania e sheqerit Suomen Sokeri Oy gjithashtu do të tërheqin produktet që përmbajnë substancën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>