Një alarm për bombë është dhënë pranë ndërtesës së Kapitolit në Shtetet e Bashkuara ndërsa focat e zbatimit të ligjit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur negociatat me një person brenda një kamioni ku dyshohet të jetë bomba.
Një burrë i ulur në një kamion të zi jashtë Bibliotekës së Kongresit i tha policisë të enjten se kishte një bombë raporton Associated Press.
Policia është ende duke vlerësuar nëse ekziston bomba brenda kamionit.
Policia dërgoi snajperë në zonën pranë Kapitolit dhe Gjykatës Supreme dhe evakuuan ndërtesa të shumta në zonën përreth pasi oficerët vëzhguan burrin që mbante atë që dukej si një detonator, tha shefi i policisë së Kapitolit Thomas Manger.
Negociatorët e policisë po komunikonin me të ndërsa ai shkruante shënime dhe ua tregonte autoriteteve nga brenda kamionit.
Shtëpia e Bardhë tha se po monitoronte situatën dhe ishte duke u informuar nga forcat e zbatimit të ligjit.