Albchrome reagon: pushimet e minatorve nga puna nuk kanë lidhje me aktivitetin sindikal të tyre

Nga Redaksia
Albchrome reagon: pushimet e minatorve nga puna nuk kanë lidhje me aktivitetin sindikal të tyre

Në përgjigje të disa artikujve të botuar nga Exit News, Albchrome na ka dërguar një reagim sqarues për qëndrimin e saj në lidhje me përplasjen me Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB).

Albchrome sqaron se janë pushuar nga puna 4 nga 652 të punësuarit e saj dhe se largimet nga puna “nuk kanë lidhje me aktivitetin e tyre sindakal, por vetëm me kodin e punës dhe kontratat individuale të secilit”.

Kompania pretendon se minatorët e pushuar kanë braktisur vendin e punës dhe se:

“[…] nuk mund të pranojmë justifikime të tilla për njerëz që braktisin vendin e punës, sepse këtë justifikim mund ta përdorte nesër çdo minatory gjoja sikur ka hapur një sindikatë të re dhe të paralizonte kështu punën”.

Në sqarimin e saj Albchrome thotë se ka “kontratë kolektive” të nënshkruar “me Federatën e Sindikatave të Industrisë, e cila është anëtare e Konfederatës së Sindikatave”.

Prej fillimviteve ’90 minatorët janë organizuar në Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, Bashkimin e Sindikatave të Pavarura apo dhe Konfederatën e Sindikatave.

Të pushuarit nga puna nga Albchrome janë Behar Gjimi, Ali Gjeta, Beqir Duriçi, Elton Debreshi. Të katërt janë anëtarë të SMBB-së, krijuar zyrtarisht në tetor të këtij viti, ndërsa zoti Debreshi është dhe kryetar i saj. Për këto shkarkime Inspektorati Shtetëror i Punës ka nisur hetim administrativ, por nuk ka bërë ende publike përfundimet e këtij hetimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>