Albin Kurti takim në mesditë me Presidentin Thaçi për formimin e qeverisë

Nga Redaksia
Albin Kurti takim në mesditë me Presidentin Thaçi për formimin e qeverisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të presi sot në mesditë kryetarin e Lëvizjes Vetëndosje Albin Kurti. Takimi duhet të bëhet për të marrë zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë, por deri më sot ai nuk është zhvilluar edhe pse ka pasur 3 ftesa zyrtare nga Presidenti.

Kurti refuzoi tre herë ftesën e Presidentit Thaçi. Ai e kishte ftuar zotin Kurti që më 27 dhjetor, Ai e kishte ftuar zotin Kurti që më 27 dhjetor, një ditë pasi legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës u betua në parlament.

Shtytja e marrjes zyrtarisht të mandatit për formimin e qeverisë po shihet në Kosovë si përpjekje për të fituar kohë për arritjen e një marrëveshjeje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Të dyja këto parti, të cilat fituan shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, shkuan në parlament pa marrëveshje të dakordësuar.

Pas mandatimit nga Presidenti, partia që ka fituar më shumë vota nga zgjedhjet merr 15 ditë kohë për formimin e qeverisë.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit Vetëvendosje fitoi 29 deputetë, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Social-Demokrate 13 deputetë, Lista Serbe 10, koalicioni mes Nisma, AKR dhe Partia e Drejtësisë 6 deputetë dhe 10 deputetë të tjerë partitë e vogla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>