Albin Kurti takohet me presidentin francez Macron javën e ardhshme

Albin Kurti takohet me presidentin francez Macron javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Francës për një takim me presidentin Emmanuel Macron.

Njoftimi u bë i ditur nga Kryeministria e Kosovës, pas takimit parapërgatitor që Kurti pati të dielën me këshilltaren politike për Ballkan të presidentit francez, Isabelle Dumont dhe ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

“Ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kryeministrit Kurti në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron,” thuhet në komunikatën për shtyp.

Në qendër të takimit të së dielës ishin zhvillimet politike në Kosovë e rajon, si dhe vizita e fundit e Kurtit në Bruksel në lidhje me dialogun me Serbinë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme