Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë kanë kritikuar pjesmarrjen e këngëtarit Bregovic në Festën e Birrës së Korçës.
Në një postim në faqen e tyre në facebook, AKB dhe DHKT u shprehën se bizneset kosovare nuk do të promovojnë produkette e tyre në prani të këngëtarve serbë:
“Bizneset janë të interesuara që të promovojn produktet e tyre tek konsumatorët si e vetmja fuqi blerëse për rritjen e tyre por jo para këngëtarëve sepse ata janë konsumatorë të pakt të këtyre prodhimeve tona kombëtare”.
Ata fajësuan Bashkinë Korçë për listën e të ftuarve.
Në festën e Birrës në Korcë, të organizuar nga një kompani private ishte i ftuar këngëtari serb Brengovic, dhe prania e tij u kritikua nga kosovarët.