Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar fillon mbledhjen e fondeve për rivendosjen e mbishkrimit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar fillon mbledhjen e fondeve për rivendosjen e mbishkrimit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nisur mbledhjen e fondeve për rivendosjen e shkronjave të hequra nga ballina e Teatrit Kombëtar. Mëngjesin e 26 prillit, qytetarë dhe aktorë vunë re se shkronjat që formonin “Teatri Kombëtar” në pjesën ballore të godinës ishin hequr gjatë natës nga Bashkia Tiranë.

Ky veprim i ndërmarrë fshehurazi shkaktoi reagim të gjerë tek artistët dhe shoqëri civile. Kështu ditën e sotme Aleanca ju bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për t’ja rikthyer mbishkrimin godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook ata shkruajnë:

Të dashur miq, si përgjigje ndaj grabitjes së shkronjave të Teatrit Kombëtar, sot kemi filluar mbledhjen e fondeve vullnetare për rivendosjen e tyre. Kush do të na ndihmojë në këtë përpjekje, mund të vijë të kontribuojë në Sheshin e Teatrit edhe nesër në orën 19.30.Ju faleminderit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

Qytetarë dhe artistë vazhdojnë çdo mbrëmje të mblidhen në sheshin para Teatrit që prej shkurtit të vitit të kaluar. Diskutimet e tyre transmetohen live çdo mbrëmje në faqen e Aleancës në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>