Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbjellë tre pemë në zonën ku endje gjenden inerte të godinës së Teatrit Kombëtar dhe ka ngritur përsëri flamurin e rrëzuar gjatë shembjes.
Pemët janë mbjellë në shenjë simbolike për 30 vjetorin e hapjes së ambasadave të huaja, që solli eksodin e shqiptarëve në korrik të 1990-ës.
Një pemë për Shqipërinë, një për Europën dhe një për SHBA-në, shpjegojnë aktivistët.
Në videon e shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duket se materialet që ishin ende brenda godinës kur ajo u shemb, nuk janë pastruar ende.