Aleanca për Teatrin i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të thërras si Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Braçe si dëshmitar në çështjen për pezullimin e ligjit special të Teatrit Kombëtar.
Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot, 3 qershor padinë e Presidentit Ilir Meta për pezullimin e ligjit special të Teatrit Kombëtar më 14 maj 2020. Më parë, këshilltari juridik i Metës i kërkoi GJK të thërrasë si dëshmitar:
1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
2. Përfaqësues të Europa Nostra
3. Përfaqësues të KLSH
4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
7. Erjon Veliaj
8. Arbi Mzniku
9. Toni Gogu
10. Behar Zeneli
11. Artan Lame
12. Artan Shkreli
13. Mirela Kumbaro
14. Elva Margariti