Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë prova shtesë për padinë e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë prova shtesë për padinë e Teatrit Kombëtar

Presidenca i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, GJK caktimin e një seance të tjetër shqyrtimi për padinë e Presidentit Meta për ligjin special të Teatrit Kombëtar.

Këshilltari juridik i president, Bledar Dervishaj i kërkoi GJK të marrë prova shtesë për çështjen e Teatrit, të tilla si kopje e kalimit të trualli të teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë nga Ministria e Kulturës. GJK po shqyrton sot padinë e Metës për shfuqizimin e ligjit special të Teatrit Kombëtar, të shembur më 17 maj 2020.

Meta e paditi qeverinë në GJK më 14 maj 2020, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.

Ai pohoi se vendimi i qeverisë synon të zhdukë trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar. Vendimi përmban të njëjtën problematikë kushtetuese si ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Meta u shpreh se të dy aktet shprehin qartë të njëjtin qëllim: prishjen e Teatrit Kombëtar.

Këto akte duhen shfuqizuar sepse shkelin Kushtetutën, parimet kushtetutese dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara.

Presidenti argumentoi se vendimi i qeverisë shkel dhe Ligjin për Qeverisjen Vendore. Bashkia ka për qëllim ruajtjen dhe zhvillim e trashëgimisë kulturore, por s’mund të vendosë për fatin juridik të tyre.

Më 25 korrik 2019, Presidenti Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese padinë e parë kundër qeverisë dhe bashkisë dhe kërkoi shpalljen si antikushtetues të ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Për shkak të mosegzistencës së Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit vendosi ta marrë çështjen në shqyrtim vetëm në fund të vitin 2019.

Më 30 dhjetor 2019, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese i kërkoi Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë e Tiranës të japin argumentet e tyre për se kanë hartuar dhe miratuar këtë ligj special. Çështja nuk është shqyrtuar ende në GJK.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>