“Unë kapërceva rrethimin e rrugës dhe i thashë oficerëve të policisë pse po e ndalonin se nuk bëri asgjë. E padrejtë. Në këto pak sekonda pashë vija të gjata policët. Më goditën disa herë pa pikë droje.”
Kështu u shpreh gazetari Alfred Lela, pas lirimit nga komisariati ku u mbajt për disa orë. Ai tregoi se menjëherë pas lajmit të prishjes së Teatrit, shkoi në shesh.
Lela vijon duke thënë se u afrua policëve, pasi pa se një grua e cila po komunikonte me ta dhe më pas papritur u shoqërua.
“Episodi që më bëri përshtypje ishte një grua zonjë që po komunikonte me policët. Po i pyeste pse po e bëni këtë, Rama ju ka quajtur barkderra, të moshuar, do ju nxjerrë shpejt nga puna.
Vin një grup uniformash blu, më pas një valë e dytë me 5 police femra që e morën pa të drejtë. Nuk e dija që ishte Silva Caka. Ndoshta do isha stepur për një politikane, politikan apo aktiviste. Tani që është Silva e bëra për çdo Silvë, nënë apo grua. Ishte përtej kufijve të policimit në komunitet apo tjetër. Tani e di që është Silva, dhe ajo nuk po konfrontohej po komunikonte. E shoqëruan jashtë rrethimit. Unë kapërceva rrethimin e rrugës dhe i thashë oficerëve të policisë pse po e ndalonin se nuk bëri asgjë.”
Lela shton se policët e kanë ofenduar dhe e kanë dhunuar, gjatë rrugës për në komisariat. Policia shoqëroi sot, gazetarin Alfred Lela gjatë protestës së shembjes së Teatrit Kombëtar.