Altin Avdyli kërkon përjashtimin e gjyqtares së dosjes 339

Nga Exit News
Altin Avdyli kërkon përjashtimin e gjyqtares së dosjes 339

Altin Avdyli, anëtar i Bandës së Avdylajve ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Daniela Shirka.

Sipas Balkan Web, Avdyli ka kërkuar që gjyqtarja të mos shqyrtojë dosjen 339 pasi ajo është e njëanshme.

Ai argumenton në kërkesën e tij se Shirka është shprehur njëherë për këtë dosje duke dënuar disa prej të akuzuarve.

Prokuroria e Posaçme kërkoi 11 vite burg për vëllezërit Avdulaj, të akuzuar për dosjen 339.

Në janar të këtij viti, SPAK mbylli hetimet hetimet për këtë rast dhe dërgoi në gjykatë procedimin për 19 të akuzuar.

Mes të arrestuarve janë dhe 13 anëtarë të bandës së vëllezërve Avdyli nga Shijaku, të cilët u kapën në audio-përgjime teksa flisnin me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për mbledhjen e votave për PS-në në zgjedhjet e vitit 2017.

Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

Hetimet për këtë rast u ndoqën nga dy ish-prokurorë të Krimeve të Rënda, që tashmë janë komanduar si pjesë e Prokurorisë së Posaçmë Antikorrupsion, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Laboratori i përpunimit të heroinës  në Has u zbulua më 19 tetor 2018. Policia sekuestroi 150 kilogramë heroine të përpunuar, të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.

Laboratori ishte ndërtuar në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stalla për bagëtitë. Ka dyshime se laboratori i përket një linje të trafikut të drogave të forta që vepron prej vitesh nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>