“Shkurtimisht buxheti i miratuar për vitin 2021 ngjan me një buxhet që nuk mund të realizohet, si për sa i përket të ardhurave, ashtu edhe për shpenzimet.”
Kështu u shpreh Altin Hoti, profesor i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt, në komentin e tij mbi buxhetin 2021 në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews, të martën në darkë.
“Të ardhurat janë të fryra, ndoshta për shkak të fushatës apo për mungesës së profesionalizmi. Por edhe sipas parashikimeve të FMN-së është më konservatore rreth 20 përqind më pak se sa buxheti aktual”, u shpreh Hoti.
Ai e quajti parashikimin e qeverisë për mbledhjen e të ardhurave për vitin 2021 jo realist.
“Qeveria nuk merr parasysh situatën aktuale si përshembull Covidin, i cili ka tkurrue ekonominë. Dhe të jesh optimist për mbledhjen e të ardhurave në këtë situatë është të jesh jorealist”, përfundoi Hoti.