Amazon ka pezulluar përkohësisht dërgesën e të gjitha produkteve, të cilat nuk janë pajisje mjekësore ose produkte të domosdoshme.
Pezullim i përkohshëm do të zgjasë deri më 5 prill. Amazon i dha përparësi produkteve që lidhen me luftimin e pandemisë së koronavirusit, të cilat do të vazhdojnë të dërgohen në të gjithë botën.
Amazon deklaroi se produktet që janë dërguar tashmë do të shkojnë në destinacion. Por asnjë produkt i ri nuk do të pranohet ose dërgohet për tre javët e ardhshme.
Përdoruesit e Amazon do të njoftohen, kur Amazon të rifillojë aktivitetin e saj.