Ambasada amerikane mban zi për viktimat e sulmeve kamikaze në Afganistan

Nga Exit News
Ambasada amerikane mban zi për viktimat e sulmeve kamikaze në Afganistan

Ambasada amerikane në Tiranë ka ulur flamurin në gjysmështizë në nderim të viktimave të dy sulmeve kamikaze në aeropotin e Kabulit një ditë më parë, që shkaktuan mbi 60 viktima, mes tyre 12 amerikanë.

” Zemrat tona ndiejnë dhimbje për jetët e heronjve tanë, të humbura në shërbim të lirisë dhe në shërbim të Amerikës, dhe për jetët e qytetarëve afganë, të humbura në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje për të cilën të gjithë kemi të drejtë,” shkruan ambasada në një postim në rrjetin Facebook.

Ambasada nuk harroi të shprehë mirënjohje për shqiptarët, për faktin se qeveria vendosi të strehojë grupin e ish-bashkëpunëtorëve afgan të Shteteve të Bashkuara.

“Në kohë të tilla, ne nuk kemi kombësi, fe, ngjyra apo raca. Ne jemi qënie njerëzore që u shtrijmë dorën në ndihmë qënieve njerëzore si ne. Faleminderit Shqipëri!,” përfundon postimi.

Grupi i parë i emigrantëve afgan mbërriti në vend në orën 3.00 të mëngjesit në vend.

Ata do të qendrojnë deri në marrjen e një vize për të kaluar në SHBA.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>