Ambasada amerikane mbështet punën për rekrutimin e oficerëve të BKH-së

Nga Exit News
Ambasada amerikane mbështet punën për rekrutimin e oficerëve të BKH-së

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shprehur mbështetje për procesin e rekrutimit të oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një statusi në Facebook, ambasada shkruan:

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto standarde ligjzbatimi të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj.”

Reagimi i ambasadës vjen pasi shtatë prej të skualifikuarve nga gara për Byron Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që i skualifikoi ato nga gara.

Disa prej të skualifikuarve u shprehën se kanë vënë re mungesë transparence gjatë gjithë procesit

Të skualifikuarit pretendojnë se Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kanë manipuluar garën, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumentet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>