Ambasada amerikane ripërsërit mbështetjen pa ndryshime të marrëveshjes së 5 qershorit

Nga Exit News
Ambasada amerikane ripërsërit mbështetjen pa ndryshime të marrëveshjes së 5 qershorit

“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Kjo është përgjigjia e Ambasadës Amerikane për gazetarin Muhamed Veliu, për propozimet e opozitës parlamentare, listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Sipas Top Channel, pavarësisht pyetjes specifike për ndryshimet kushtetuese, Ambasada u shpreh vetëm për marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo tregon se Kryeministri Rama nuk ka mbështetjen e Ambasadës për propozimet për lista të hapura, mospasjen e koalicioneve dhe pragun elektoral.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>